Zgjedhjet/ Gjermania e shqetësuar: SHBA drejt krizës kushtetuese

Bota
Zgjedhjet/ Gjermania e shqetësuar: SHBA drejt krizës kushtetuese

Zhvillimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për garën e ngushtë presidenciale shikohen me mjaft shqetësim në arenën ndërkombëtare.

Qeveria gjermane nuk ka komentuar zyrtarisht atë që po ndodh atje, por ministrja e Mbrojtjes, Annegret Karrenbauer, foli për një situatë shumë shpërthyese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo mbështeti qëndrimin e analistëve që paralajmëruan një krizë kushtetuese në SHBA, teksa foli për deklaratën e Trump lidhur me përfshirjen e Gjykatës së Lartë në procesin e numërimit.

Zhvillimet në zgjedhjet presidenciale amerikane janë komentuar edhe në Britani.

Kryeministri Boris Johnson refuzoi të dënonte pretendimin e parakohshëm të Trump për fitore, pavarësisht kritikave të opozitës.

Ndërsa ministrat e tjerë britanikë shprehën besim në institucionet amerikane se kanë aftësi të nxjerrin një rezultat të drejtë.

ME TE LEXUARAT