Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U plagos gjatë tërmetit, ambasada shqiptare jep lajmin e mirë për Enriko Manen

Ambasada Shqiptare në Greqi ka dhënë një lajm të mirë për të miturin shqiptar, Enriko Mane, i cili mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi ishullin e Samosit.

Sipas ambasadës, Enriko, me origjinë nga Fieri është drejt përmirësimit dhe se do të lërë shumë shpejt shtratin e spitalit.

“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shendetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit.

Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij. Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko,”-shkruahet në postimin e ambasadës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet