Terroristi nga Maqedonia e Veriut tentoi të blinte municione në Sllovaki

Aktualitet
Terroristi nga Maqedonia e Veriut tentoi të blinte municione në

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi dy ditë më parë në Vjenë ku të vrarë mbetën 5 persona, mes tyre terroristi me origjinë shqiptare dhe një kalimtar po me origjinë shqiptare.

DailyMail shkruan se terroristi Kujtim Fejzulai, mbështetës i ISIS u përpoq të blinte municion në Sllovaki këtë verë, mirëpo dështoi në përpjekjet e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Sllovake e ka konfirmuar përpjekjen për blerje dhe tha se ata kishin njoftuar autoritetet austriake në atë kohë.

Vrasësi njëzet vjeçar Kujtim Fejzulai u burgos në prill 2019 sepse ai donte të udhëtonte në Siri për t’u bashkuar me ISIS.

Ai u lirua parakohe në dhjetor sipas ligjit për të mitur pasi nuk u gjykua si kërcënim për vendin.

Nikolaus Rast, avokati që e kishte në mbrojtje në 2019-tën Kujtim Fejzullahun, ka thënë për CNN-it se ai dukej mjaft i qetë dhe i tërhequr në vetvete.

Sulmi terrorist ndodhi dy net më parë, në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë.

Të paktën 4 persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie.

Sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.

ME TE LEXUARAT