Skandal tek Flamurtari, 23 mln lekë borxh për ushqyerjen e futbollistëve

Sport
Skandal tek Flamurtari, 23 mln lekë borxh për ushqyerjen e

Një skandal i ndodhur në Vlorë me klubin e futbollit të Flamurtarit është sjellë në vëmendje ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Bëhet fjalë për një kontratë të lidhur me një prej restoranteve në Vlorë dhe mos shlyerjen e detyrimit prej 23 milionë lekëve të reja ndaj pronarit të tij, Istref Karafili. Futbollistët e ekpit ushqeheshin me dy vakte me vlerë 1800 lekësh në ditë dhe detyrimi ishte i personit që ka në pronësi klubin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ermal Hamataj, avokat që po merret me këtë çështje i ftuar në studio ka treguar se Flamurtari nuk e ka paguar pronarin e restorantit për 3 vite.

“Është një kontratë e vitit 2012, kontratë që Flamurtari ka lidhur me një restorant në Vlorë. Vlera ishte 1800 lekë të reja për të dyja vaktet për çdo futbollist, kontrata është lidhur për një vit 2014-2015. Ndodhi ajo që ndodh në shumë raste që viti i parë respektohet por më mbrapa vijojnë problemet. 3 vitet e fundit s’pati asnjë pagesë pavarësisht se ata ushqeheshin, zotëria paguante detyrimet në shtet. I gjithë shpenzimi i ushqimit ishte 23 milionë lekë të reja ndaj Istref Karafili, pronarit të restorantit, pa marrë parasysh detyrimet në shtet. Për shkak të këtij borxhi restoranti falimentoi dhe është mbyllur. Në media përflitet se pronari i Flamurtarit është bashkia Vlorë dhe ai që është në letra, Sinan Idrizi nuk është as administrator. Në të gjitha rastet kemi të bëjmë me pronar ekskluziv bashkinë Vlorë dhe si e tillë përgjigjet për detyrimet e klubit. Është turp të bësh gjyq për lekët e bukës, turp për bashkinë Vlorë”, është shprehur avokati.

ME TE LEXUARAT