Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Situata në Nevada dhe Arizona, Biden kryeson bindshëm

ShBA orë pas ore i afrohen rezultatit final të zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që është shënuar pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1900.

Biden edhe nëse nuk do të zgjidhet në postin e presidenti, ai ka thyer rekordin e ish-presidentit Obama për sa i përket numrin të votës popullore.

Biden ka udhëhequr gjatë gjithë ditës, megjithatë jo në masën e parashikuar nga sondazhet e mëparshme.

Gjashtë janë shtetet të cilat pritet të përcaktojnë fatin e kreut të arrdhshëm të Shtëpisë së Bardhë: Arizona, Xhorxha, Nevada, Wisconsin, Michigan, Pennsylvania, Karolina e Veriut, në të cilat rezultati i votimeve mund të ndryshojë, duke i dhënë një mundësi më shumë kandidatëve për të siguruar postin drejtues në Zyrën ovale.

Ndërsa vëmendja mbeti e përqendruar në shtetet përcaktuese të Michigan dhe Wisconsin (shtetet që Biden po përgatitet të vjedhë nga Trump), ka dy shtete të tjera në të cilat po bëhet numërimi dhe ku rezultati është i pasigurt.

Këto janë Arizona dhe Nevada. Në të parën, e cila vlen 11 vota elektorale, Biden ka 49.3 % të votave, duke kryesuar ndaj presidentit në largim me vetëm 0.6 %.

Sidoqoftë, Associated Press tashmë i ka dhënë fitoren kandidatit Demokrat. Në Nevada, megjithatë, Biden kryeson duelin me një diferencë më të gjerë prej 3.4 pikë përqindje. Në të dy shtetet janë numëruar 86% e votave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet