Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Situata alarmante nga COVID-19, Italia fut katër rajone në zonë të kuqe

Rritja e ndjeshme e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë që Italia të shkojë drejt një mbyllje të pjesshme.

Hapi drastik u njoftua sot nga kryeministri Conte. Konkretisht 4 rajone janë futur në zonën e kuqe, 2 portokalli dhe 14 të verdhë. Masat e reja futen në fuqi ditën e premte.

Calabria, Lombardia, Piemonte dhe Valle d’Aosta janë futur në zonën e kuqe me rrezik të lartë për shkak të numrit të raste të të infektuarve me koronavirus.

Më pak rrezik, zona e verdhë përfshinë Abruzzo, Basilicata, Campania, Emilia Romagna, Lazio, Veneto dhe Liguria.

Në zonën portokalli futen Puglia dhe Sicilia.

Me ndarjen e rajoneve sipas shkallës së rrezikshmërisë nga e premtja futen në fuqi edhe masat e reja për lëvizjen e qytetarëve.

Lëvizja në zonat e kuqe do të lejohet vetëm për arsye pune, shëndetësore dhe emergjente.

Kryeministri Conte deklaroi se “Nëse masat do të ishin unike në të gjithë Italinë, ne do të prodhonim një efekt të dyfishtë negativ, duke mos marrë masa me të vërtetë efektive atje ku ka rrezik më të madh”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet