Qarkullonte me armë zjarri, në pranga 23-vjeçari

Aktualitet
Qarkullonte me armë zjarri, në pranga 23-vjeçari

Tiranë

Kontrolle të shtuara në rrugët nacionale dhe dytësore, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, forca e posaçme “Shqiponjat” goditi një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 5 aparate celular.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, nga forcat e posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, tek “Mbikalimi i Rinasit”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•S. K., 23 vjeç, banues në Krujë.

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rinasit” u bë ndalimi i mjetit tip “Land Rover” që drejtohej nga shtetasi S. K. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 8 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 5 aparate celular.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

ME TE LEXUARAT