Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policë të maskuar ndalojnë ‘Audin’ në Lungomare, kapet një person me rrezikshmëri të lartë

VLORË
Një operacion i forcave operacionale është zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së dieshme. Tre fuoristradat e forcave operacionale kanë pasur informacion se në një automjet ‘Audi’ po qarkullonin persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Ne peracionin e kryer në Lungomare , njërit prej tyre i është gjetur në trup një pistoletë.

Për shkak të rrezikshmërisë së personit të kapur, operacionalet kanë qënë të maskuar ndërsa ndërhyrja në mënyrë të befasishme ka bërë që të rinjtë të neutralizoheshin menjëherë.

Sipas burimeve, për operacionin nuk ishin njoftuar efektivë të patrullave ndërkohë që policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

Njoftimi i plotë:

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë po lëvizte një person i armatosur, është organizuar puna, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale nga ana e shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Vlorë në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F. A., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij të markës Audi dhe gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën në trup (në brez) një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet