Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe infektohet me COVID-19

Kosovë&Rajon
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe infektohet me COVID-19

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej është infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Për mediat serbe ai ka bërë me dije se Irinej gëzonte shëndet të mirë dhe se ishte shtruar në një spital në Karaburma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç thuhet në faqen e zyrtare të Kishës Ortodokse Serbe, patriarku u shtrua në spital pa simptoma dhe gjendje të shkëlqyer.

“Si pjesë e procedurës së rregullt të testimit u konfirmua se Shenjtëria e Tij Patriarku serb Irinej ishte pozitiv pa simptoma dhe gjendje të shkëlqyeshme të përgjithshme.

Shenjtëria e tij u shtrua në spital në Spitalin COVID në Beograd,”-shkruhet në faqe.

ME TE LEXUARAT