Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lumë golash në Champions, Real Madrid mposht Interin

Lumë golash në natën e tretë të ndeshjeve të Champions League. Real Madrid mposhti 3-2 Inter. Madrilenët siguruan fitoren e parë në grup. Benzema përfitoi në minutën e 25 pas një kthimi të gabuar të topit nga zikaltrit dhe shënoi duke shmangur edhe portierin.

Në minutën e 33, Ramos dyfishoi shifrat me kokë, pas një goditje nga këndi, Inter hyn në lojë me golin e realizuar dy minuta më vonë nga Martinez. Zikaltrit barazuan me Perisic në të ‘68. Inter humbi dy raste të mira më pas. Po nuk shënove, e pëson. Rodrygo në 80’ vendosi në 3-2.

Bayern Munchen ka thelluar rekordin në Champions League, duke e çuar në 14 numrin e fitoreve radhazi pas suksesit 6-2 në fushën e Salzburg. Një fitore që erdhi me përmbysje dhe jo aq e lehtë.

Muller përfitoi penallti dhe Leëandoëski nuk fali. Në 44’, Salzburg shënon në portën e vet. Por vendasit barazojnë në 66’. Bayern nuk dorëzohet dhe në 79’ Boateng realizon me kokë.

Katër minuta më pas Sane shënon golin e katërt, Leëa shënon të pestin në limite me kokë, vulos 6-2 Hernandez. Liverpool i ka dhënë një “shuplakë” Atalanta-s në Bergamo, duke fituar 5-0. Tri herë Diogo Jota, Salah dhe Mane dhuruan spektakël, duke lëshuar me këmbë në tokë ekipin zikaltër italian.

Manchester City merr fitoren e tretë në grup dhe kualifikimi thuajse vuloset. Citizens fituan 3-0 në shtëpi ndaj Olympiacos. Pjesa e parë 1-0 me golin e shënuar nga Torres në 12’. Ndërsa në të dytën shënuan edhe Jesus dhe Cancelo.

Në këtë grup Porto kaloi bindshëm po 3-0 Marseille, duke mbajtur vendin e dytë. Ajax, edhe pse me 11 lojtarë pozitivë nga Covid-19, fitoi 2-1 në fushën e danezëve të Midtjylland.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet