Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryemadhi në Kombinat: Rama prish shtëpitë dhe i lë banorët rrugëve

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, nga Kombinati ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka shembur shtëpitë e banorëve në kuadër të rindërtimit dhe i lë ata rrugëve.

“Rama prish shtëpi dhe banorët i lë rrugëve. Këto 3 familje u tha shpejt dilni. Ai të jep opingat, çuni i Kristaq Ramës i kriminelit që vari Nelën.

Ne s’do merremi me të ne do zgjidhim hallet tona dhe do bëjmë që ju të mos u shembet shtëpia. Ne e dimë që ai është nishi për të gënjyer ne sdo merremi me mashtrimet e atij por si do zgjidhim problemin e banorëve. Ne iu kemi sjellë një kopje kontrate, dhe do jemi në kontak se çfarë duhet të të bëjmë.

Të bëjmë që ai të mos hyjë në porces shkatërrimi. Në momentin që ky të prish pronën ku do të shkosh. Bonusin se du fare, dua shtëpinë. Ne duhet ta detyrojmë siç e detyruam për Sami Frashërin. Ne do shkojmë në prokurori tani”, tha Kryemadhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet