Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I jep dokumentet e djalit të tij një 18-vjeçari që të kalonte në kufi, arrestohet shqiptari

Policia e Durrësit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në Irlandë, pasi i ka dhënë pasaportën irlandeze të djalit të tij, shtetasit A. B., 18 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë në PKK Durrës me këtë pasaportë, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin maroken Y. L., 21 vjeç, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në një “Fast Food” në pronësi të shtetasit S. L., shumën 25.000 lekë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet