Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I dha fund jetës pasi doli negativ nga spitali, 77-vjeçari pak kohë më parë kishte humbur një nga vajzat

Dera e shtëpisë ku jetonte 77-vjeçari Hekuran Korça, në Shkozë është e mbyllur. Fqinjët thonë se për të kujdesej e bija që jetonte shumë pranë banesës së tij. Kishte qenë pikërisht ajo që e kishte sjellë në banesë pasi ka lënë spitalin Infektiv pasditen e të Hënës. Pas kësaj, vajza është larguar ndërsa vetëm 20 minuta ka pritur i moshuari për të ndërmarrë aktin ekstrem.

Ai është hedhur nga ballkoni i katit të 3 të pallatit, duke u përplasur edhe nëpër pemë gjatë rënies, dhe fqinjët thonë se toka e njomur ka bërë që ai të mbijetojë rreth 24 orë pas ngjarjes nën kujdesin intensiv të mjekëve në Spitalin e Traunës, por pa mundur të mbijetojë.

Korça njihet si banorë i vjetër në lagjen ku jeton, është babai i 5 fëmijëve, 4 vajzave dhe një djali. Ky i fundit jeton në Itali, ndërsa njëra nga gocat që jetonte në Greqi kishte ndërruar jetë rreth një muaj më parë nga infarkti. Drama e kësaj familje nis me vdekjen e bashkëshortit të saj i cili 7 muaj më parë kishte vdekur po nga infarkti.

Një tjetër vajzë e Hekuran Korçës jeton në SHBA ndërsa edhe i moshuari kishte qëndruar disa kohë tek ajo. 77-vjeçari thonë fqinjët ishte kthyer me shpërthimin e pandemisë. Ai rezultoi pozitiv me covid disa ditë më parë, teksa kishte marrë trajtim intensiv në Spitalin e Infektiv duke u negativizuar.

Të hënën rreth orës 18:30 është kthyer në banesë dhe është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në Shkozë. Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se ai arriti në ùrgjèncë me shenja jete, por nuk ia doli ti mbijetonte plágève të rènda të shkaktuara nga lartësia.

Në kartelën e tij mjekësore rezulton të ketë qenë i infèktuar me Còvid, sèmundje të cilën e kishte mposhtur duke u negativizuar, por që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e brishtë.

Policia e kryeqytetit njoftoi përmes një informacioni paraprak se më datë 02.11.2020, rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, dyshohet se​ është vetë’hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi H.K., 77 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet