Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqia drejt mbylljes totale, rekord rastesh dhe vdekjesh nga covid-19

Qeveria greke duket se do të shpalle mbyllje të përgjithshme. Sipas informacioneve të fundit pritet që nesër në orën 12 të mesditës kryeministri grek Mitsotakis t’i drejtohet përsëri popullit me një mesazh televiziv për t’i komunikuar këtë masë ekstreme në përballimin e valës së dytë të pandemisë.

Karantina e përgjithshme që thuhet se do të zgjasë nga 15 deri në 30 ditë është propozuar nga specialistët përkatës të cilët janë tepër të shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve por edhe të vdekjeve.

Mbyllja do të fillojë prej të premtes në mëngjes dhe pritet të sqarohen edhe hollësitë e fundit sa ju përket shkollave fillore dhe gjimnazeve nëse do të vazhdojnë të jenë të hapura apo do të mbyllen.

Sot eshte shenuar perseri rekord rastesh dhe vdekjesh ne Greqi nga covid 19.
Sipas organeve greke te Shendetsise ne 24 oret e fundit jane regjistruar 2646 te prekur , prej tyre 823 ne Selanik qe ndodhet ne diten e dyte te karantines bashke me Serresin dhe 588 ne Athine.

Numri i pergjitshem i rasteve prej fillimit te pandemise ka shkluar ne 46892,ndersa numri I viktimave ne 673 ,prej tyre vetem sot 18 . Moisha mesatare e viktimave eshte 79 vjec dhe 96.4% ka [asur historik te renduar shendetsor.

Gjithashtu edhe numri i personave ne terapi inmtensive ka shkuar ne 179 .
Rritje te konsiderueshme te rasteve ka pasur ne Larisa 111, ne Drame 85, ne Rodhopi,83, ne Serres 72, ne Evro 61,ne Kavala 57, ,ne Ksanthi 55, ne Pella 54,ne Kilkiz 51, ne Imathia 44.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet