Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covid 10 i merr jetën trajnerit të Flamurtarit, prej disa ditësh ishte intubuar

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19, trajneri i Flamurtarit në basketbollin e femrave, Viron Toska. Ai ka qenë prej disa ditësh i intubuar për shkak të vështirësive më frymëmarrje.

Deri pak kohë më parë Toska ka mbajtur edhe Postin e Shefit të klubit Flamurtari.

Toska ishte prekur nga Covid rreth dy javë më parë, ndërkohë që ishte shtruar në Tiranë, ku nuk ia doli dot që të kishte asnjë përmirësim.

Ai drejtoi për 10 vite me radhë skuadrën e Flamurtarit në basketbollin e femrave, me të cilat u shpall edhe kampion. Ndërkohë që të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit të miqve të tij, për këtë humbje të rëndë për familjen, dhe për të gjithë sportdashësit vlonjatë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet