Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bleona Qereti e bindur për fitoren e Trump: jam zyrtarisht në dashuri me Richard Grenell

Shumë entuziazëm për zgjedhjet brenda komunitetit shqiptar në Amerikë, të cilët janë të ndarë në dy grupe: me ata që mbështesin Biden dhe komunitetin që po mbështesin Trumpin, teksa entuziazmit i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila ditë më parë performoi live në Michingan, në festën e organizuar nga shqiptarët që po përkrahin Trumpin.

Këngëtarja publikoi një fotografi në Instagram ditën e zgjedhjeve, ku shfaqej duke qëndruar në “Trump International Hotel”, që është në pronësi të Donald Trumpit, në Washington D.C.
“Dhoma e ndenjes amerikane”, shkroi Bleona në fotografinë e postuar.

Këngëtarja Bleona Qerreti sot teksa pu numërohen votat në SHBA, ka treguar në një intervistë për ABC arsyen se përse mbështeti Presidentin Donald Trump. Bleona gjithashtu zbuloi edhe se ka një afeksion të veçantë për diplomatin amerikan Richard Grenell.

Këngëtarja u shpreh se është zyrtarisht në dashuri me Grenell dhe se ai është një “rockstar”.
“E dua, jam zyrtarisht në dashuri me të. Është një rockstar, është një fat i gjithë shqiptarëve. Jam vajzë me fat që e kam takuar. E adhuroj,” – tha Bleona duke folur për presidencialet.

Ajo tha se e ka ditur gjithmonë, që këto zgjedhje i fiton Donald Trump, duke shpallur kështu fitoren e presidentit aktual, ndonëse numërimi vazhdon dhe zyrtarisht nuk ka ende një fitues.

“E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes. Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë,” – u shpreh Bleona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet