Biden drejt fitores bën deklaratë: “Çdo votë duhet të numërohet"

Bota
Biden drejt fitores bën deklaratë: “Çdo votë duhet

"Pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se jemi duke fituar mjaftueshëm shtete për të arritur 270 vota elektorale të nevojshme për të marrë presidencën," tha zoti Biden.

“Nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar, por jam këtu për të raportuar se, kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-nënpresidenti Joe Biden tha se ndihet shumë mirë për pozicionin e fushatës së tij në Pensilvani.

“Çdo votë duhet të numërohet,” tha kandidati demokrat.

“Sapo zgjedhjet të jenë finalizuar, ky do të jetë momenti për të lënë pas retorikën e ashpër të fushatës,” tha ai.

“Nuk do të ketë shtete blu dhe shtete të kuqe, do të ketë vetëm Shtete të Bashkuara të Amerikës,” tha kandidati demokrat të mërkurën pasdite.

ME TE LEXUARAT