Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bella Hadid kritikon reperin: “I papërgjegjshëm dhe humbës që mbështet Trumpin”

Bella Hadid nuk është e impresionuar me Lil Pump tani. Modelja përmes Instagramit ndau shqetësimin e saj pasi reperi e mbështeti publikisht presidentin Donald Trump në zgjedhjet e 2020-ës dhe u shfaq në një nga tubimet e tij.

Duke shpërndarë një fotografi të Lil Pump duke pozuar në fushatën e Trump, Hadid shkroi, “Kjo është kaq e papërgjegjshme. Ky fëmijë është një humbës”.

Mesazhi i Hadid vjen pasi Lil Pump u prezantua gabimisht si “Little Pimp” nga Trump në një tubim.

Trump tha në skenë, “Unë e dua tingullin tënd. Unë e dua muzikën tënde. Dhe duke folur për tinguj, muzikë dhe gjëra të tjera – një nga super yjet e mëdhenj të botës – Little Pimp”.

Zëri tepër i zëshëm gjatë këtij sezoni zgjedhor, Hadid ka treguar vazhdimisht mbështetjen e saj për Joe Biden.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet