Bashkëpunimi i Gjermanisë dhe Francës kundër terrorizmit

Bota
Bashkëpunimi i Gjermanisë dhe Francës kundër terrorizmit

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar bashkëpunim më të ngushtë të BE-së në luftën kundër terrorizmit, dhe insistojnë sidomos tek shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës.

Duke reaguar ndaj sulmeve të fundit terroriste në Francë e Austri, në deklaratën e përbashkët të Berlinit dhe Parisit theksohet nevoja që blloku europian të përgjigjet me veprime më të forta konkrete. Në deklaratën e Horst Seehofer dhe Gérald Darmanin theksohet se presidenca gjermane e Bashkimit Europian do të vendosë këtë temë në krye të agjendës të ministrave të brendshme të bllokut në takimin e 13 nëntorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri atëherë, do të shqyrtojmë “ si të shkëmbejmë informacion për personat që përbëjnë një kërcënim të mundshëm terrorist. Atentatori i Vjenës rezultoi të ishte i njohur për policinë austriake sepse disa herë ishte përpjekur të shkonte për të luftuar në krah të Shteti Islamik.

Por duket se autoritetet nuk kanë besuar se ai mund të përfshihet në një sulm terrorist në Austri. Ndryshe është gjendja me 627 persona, sipas të dhënave nga 1 shtatori 2020, që nga autoritetet e sigurisë në Gjermani renditen në radhët e atyre të cilët mund të ushtrojnë akte terroriste.

Ndër ta është edhe 20-vjeçari nga Siria, Abdullah al-H., i cili me 4 tetor në Drezden sulmoi një çift homoseksual me thikë. Autoritetet gjermane pohojnë se rreziku në Gjermani “mbetet në nivel të lartë”. Gjermania mbetet në listën e vendeve që konsiderohen si shënjestër e mundshme e organizatave terroriste. Në fillim të korrikut u publikua një raport për vitin 2019, ku thuhet se autoritetet kanë evituar disa sulme terroriste.

 

ME TE LEXUARAT