Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arrestohet Jakup Krasniqi, pritet të dërgohet në Hagë

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës është arrestuar në shtëpinë e tij në Velani pas një operacioni nga EULEX-i dhe Policia.

Kontrollet kishin nisur mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa kanë zgjatur për disa orë.

Specialja përmes një njoftimi tha se janë duke kryer kontrolle dhe ne vende te tjera, përveç shtëpisë se Krasniqit.
Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës, Ministër dhe të tjera.

Ai ishte Ministër i Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet