Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arrestimi i Jakup Krasniqit, brenda 48 orësh do përballet me Gjykatën e Hagës

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi është prangosur ditën e sotme dhe është nisur për në Hagë.

Krasniqit i janë vendosur pranga pasi u banesa e tij u kontrollua në çdo cep nga frocat e Eulex dhe Policia e Kososvës.

Siç e parasheh rregullorja e Gjykatës Speciale, Jakup Krasniqi do të duhet që brenda 48 orësh pas arrestimit të dalë para një trupe gjykuese nën statusin e të pandehurit.

Në këtë takim atij i lexohen akuzat dhe informohet se brenda 30 ditësh duhet ta deklarojë fajësinë apo pafajësinë në lidhje me to.

Mirëpo pikësisht ky detaj nuk është bërë ende i ditur për mediat.

Avokati i Krasniqit tha se klientit të tij i është konfirmuar aktakuza prandaj është arrestuar por nuk tregoi se për çfarë bëhej fjalë.

Ditën e sotme, duke nisur që në 06:00 të mëngjesit dhe për nëntë orë EULEX bastisën shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ndërsa anëtarët e familjes u izoluan në një dhomë në katin e parë të shtëpisë së tij në lagjen Velania në Prishtinë.

Pasi banesa e tij u kontrollua në çdo cep, Krasniqi u prangos dhe është nisur për në Hagë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet