Ajsbergu gjigant rrezikon të përplaset me territorin britanik

Bota
Ajsbergu gjigant rrezikon të përplaset me territorin britanik

Ajsbergu A-68A, i cili ishte shkëputur nga akulli Larsen C në vitin 2017, ka ngjallur frikë se mund të prishë jetën e egër dhe rrugët e transportit në Gjeorgjinë Jugore. Ky ajberg masiv është nisur drejt këtij vendi dhe ka sjellë shqetësime të shumta se mund të ketë ndikim në prishjen e ekonomisë në territorin britanik.

A-68A ka të njëjtën madhësi sa vetë ishulli i Gjeorgjisë jugore, është rreth 150 kilometra i gjatë, ka një gjerësi prej 48 kilometrash dhe tanimë ndodhet vetëm 500 kilometër larg nga ishulli.

Profesori Geraint Tarling nga Sondazhi Britanik i Antarktikut ka thënë për BBC-në, se është shumë i shqetësuar për potencialin e ajsbergut dhe ndikimin që mund të ketë në Gjeorgjinë Jugore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rruga e tij drejt vendit ka zgjatur për tre vjet dhe njihet si copa më e madhe e shkëputur që gjendet në Oqeanin Jugor. Me një profil të hollë ka shumë mundësi që të mos përfundoj brenda në oqean por të notojë në ujrat pranë Gjerogjisë duke shkaktuar problematika të ndryshme,” është shprehur ai.

Tarling po ashtu shfaqi shqetësime për jetën e egër në oqean duke thënë se: “Nëse ky ajberg do ndaloj mbi ujë do të detyrojë pinguinët dhe gjallesat tjera të devijojnë rrugën duke e bërë më të vështirë gjetjen dhe furnizimin me ushqim për të vegjlit e tyre, gjë që mund të sjellë te ngordhja nga uria”.

Ai po ashtu tha se mund të jetë rrezik që ky ajsberg të qëndrojë mbi ujë për një dekadë të tërë, gjë që do të ndryshonte komplet ekosistemin dhe rrjedhimisht do të ndikonte në ekonominë e vendit.

Në kohën kur kjo copë ishte shkëputur nga akulli Larsen C, ai ishte më i madh se Luksemburgu. Më pas kishte humbur dy pjesë të tij, gjithsesi vazhdon të jetë akulli më i madh i shkëputur që noton në oqean.

Ekziston mundësia që A-68A të kalojë në ujërat më të ngrohta të Gjeorgjisë Jugore dhe të shkrijë më shpejt, por frika nga ndikimi negativ që mund të ketë vazhdon. Është e pamundur që satelitët të parashikojnë qartë se ku, kur dhe në çfarë madhësie do të përfundojë.

 

ME TE LEXUARAT