Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Agjencia Kombëtare e Barnave mohon deklaratën e Bashës për ilaçet: Sa vaksina janë importuar

Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës në lidhje me tregun farmaceutik.

Agjencia Kombëtare e ka konsideruar të pavend përdorimin politik të urdhrit të farmacisteve.
Presidentja e ketij Urdheri tha se deri më sot janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip, por kjo është E pavertete.

“Sa i përket tregut të hapur farmaceutik, pranë Agjencisë Kombëtare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip, nga disa subjekte te ndryshme tregtare dhe shifra e permendur sot eshte importuar nga vetem njeri prej tyre.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka mundur të sigurojë një sasi prej 368 mijë doza vaksinash.
Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjeter importohet sipas kalendarit te paracaktuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore gjatë periudhës së pandemisë nuk kanë ndërprere asnjë ditë punën për t’iu përgjigjur kërkesave të subjekteve private, si atyre importuese, ashtu dhe prodhimit vendas, në mënyrë që tregu farmaceutik si publik ashtu edhe privat të mos ketë mungesa të barnave.”, thuhet në reagimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet