Varhelyi takim virtual me Ramën: Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së

Politikë
Varhelyi takim virtual me Ramën: Presim që Shqipëria të

  • Një vizitë virtuale e ka cilësuar Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi bisedën me kryeministrin Edi Rama.

    Në postimin e tij në Twitter, Varhelyi zbardh bisedën me kryeministrin Rama, ku shkruan se kanë biseduar për punën e vazhdueshme brenda kornizave të bisedimeve për integrimin në BE.

    Më tej Varhelyi shkruan se me Ramën folën edhe për mbështetjen e BE në Luftën kundër COVID-19 dhe për përgatitjen e Samitit të Sofies javën e ardhshme.

    ‘Një vizitë virtuale me kryeministrin Edi Rama, diskutuam për punën e vazhdueshme të Shqipërisë në plotësimin e kornizave për bisedimet, mbështetjen kundër COVID-19, si dhe përgatitjet për samitin e Sofies javën e ardhshme.

    Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së’, shkruan komisioneri Oliver Varhelyi.

    ME TE LEXUARAT