Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Turqia dënon sulmin terrorist në Vjenë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu dënoi sulmin terrorist në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.

Në postimin e tij nëpërmjet “Twitter”, duke deklaruar se ana e errët e terrorit e tregoi edhe një herë veten në Vjenë, Çavusoglu shkroi: “Terrorizmi është armiku i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Kundër kësaj të keqe nevojitet një bashkëpunim i sinqertë ndërkombëtar. Në këtë ditë të dhimbshme ne jemi pranë popullit austriak”.

Kurse në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, shkruhet: “Dënojmë me forcë sulmin dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave si dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Si një vend që për dekada ka luftuar kundër të gjitha llojeve të terrorizmit, Turqia qëndron në solidaritet pranë popullit austriak”.

Ndërkaq edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin në një postim të bërë në “Tëitter” shkroi: “Ne dënojmë me forcë sulmin terrorist në Vjenë. Ne u shprehim ngushëllimet tona për viktimat e këtij sulmi mizor dhe u përcjellim ngushëllimet tona familjeve të tyre. Ne qëndrojmë pranë Austrisë kundër të gjitha formave të terrorizmit. Ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë kundër belasë së terrorizmit”.

Edhe Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dënoi sulmin terrorist në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.

“Unë dënoj me forcë sulmet terroriste në Vjenë. U shpreh ngushëllimet e mia familjeve të atyre që humbën jetën në sulm dhe u rroj shërim të shpejtë të plagosurve. Turqia qëndron kundër terrorizmit dhe është pranë popullit austriak. Ne ndajmë dhimbjen tuaj”, shkroi Altun në median sociale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet