Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkon në 111 numri i viktimave nga tërmeti në Izmir

Ka shkuar në 111 numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi, njofton Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive.

Sipas të dhënave të fundit 1,035 të plagosur u dërguan në spitale, 898 kanë dalë pasi morën mjekim dhe 137 të tjerët mbeten të shtruar në spital.

Ndërkohë, operacionet e shpëtimit kanë përfunduar në 13 nga 17 ndërtesat e dëmtuara në Smyrna dhe po vazhdojnë me një ritëm intensiv në katër objekte të tjera, në tre zona.

Shërbimi njoftoi se tërmeti i fuqishëm të premten, është ndjekur deri më tani nga 1,621 pasgoditje, me 44 prej tyre që janë më të fortë se 4 Rihter.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet