“Sa shumë do na mungosh”, ndahet nga jeta babai i deputetes socialiste

Showbiz
“Sa shumë do na mungosh”, ndahet nga jeta babai i deputetes

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea ka humbur babain e saj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të njeriut të saj të shtrenjtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me hidherim të thellë, ju njoftoj për humbjen e babait tim, Shpetim Gjebrea, babait model, gjyshit shembullor e bashkëshortit ideal.

Kështu do ta kujtoj gjithmonë babain e shtrenjtë e tē dashur. Sa shumë do na mungosh babush. Bota pa ty do jetë tani më e vogël”

Edhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka reaguar në Instagram, duke theksuar se një tjetër engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea.

Ai e kujton atë si një mjek të palodhur.

“Një engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea, xhaxhai im…

Shembulli i mirësisë, dashuria e bashkëshortes dhe dy vajzave, kujdesi i të gjithëve, mjeku që nuk u lodh për askënd. Në paqe shpirti yt! #shpetimgjebrea”, shkruan Arditi.

ME TE LEXUARAT