Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama: Zemërthyer nga sulmi në Vjenë, vlerat tona do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm

Kryeministri Edi Rama reagon për sulmin e tmerrshëm në Vjenë të Austrisë, ku një person qëlloi me armë mbi qytetarët në rrugë, duke lënë të paktën katër të vdekur.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter”, Rama thekson se vlerat e përbashkëta të dy vendeve do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm.

“Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë, që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët e viktimave. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, shkruan Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet