Prekëse, momenti kur 3-vjeçarja e nxjerrë nga rrënojat në Turqi takon nënën e saj

Bota

Elif Periçek është vajza 3-vjeçare, e cila u nxorr dje e gjallë nga rrënojat pas 65 orësh.

Ekipet e shpëtimit e çuan vajzën në spital menjëherë për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë në media është publikuar momenti prekës kur vogëlushja trevjeçare Elif Perinçek, u bashkua me nënën e saj në spital.

Të dy motrat dhe vëllai i trevjeçares, Elif Perinçek, u gjetën të gjallë në rrënoja së bashku me nënën e tyre të shtunën, por një nga fëmijët më vonë vdiq.

Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në 29 tetor në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri.

Sipas të dhënave të publikuara, goditja fillestare është shoqëruar nga 370 pas goditje. Prej tyre, 33 ishin me magnitutë mbi 4 të shkallës Rihter.

https://youtu.be/osoGWRqkCGo

 

ME TE LEXUARAT