Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përplasje e rëndësishme në Champions, sfida Real Madrid-Inter

Sot përfundojnë ndeshjet e treta në grupet e Champions League. Janë disa përballjet interesante dhe që pritet të dhurojnë spektakël. Projektorët janë të drejtuar nga Real Madrid-Inter.

Dy skuadrat kanë nevojë për pikë, pasi për momentin janë jashtë kualifikimit në 1/8 teksa grupi i tyre udhëhiqet nga Shakhtar Donetsk dhe Monchegladbach.

Spanjollët ende nuk kanë marrë fitoren e parë në këtë kompeticion, ndaj këtë sfidë e shohin si një finale. Ndërkaq, Interi në këtë ndeshje vuan mungesën e Romelu Lukakut, një problem i madh për t’u zgjidhur nga trajneri Antonio Conte.

Atalanta pret Liverpool. Pjesë e bergamaskëve është edhe mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili sot pritet të ketë punë me sulmuesit anglezë, mbi të gjithë Mohamed Salah.

Liverpool është me pikë të plota, 6, ndërsa Atalanta ka grumbulluar katër pikë.

Në sfidat e tjera, Bayern Munchen luan ndaj Salzburg në transfertë, ndërsa Manchester City pret në shtëpi Olympiacos. Atletico Madrid ndeshet në Moskë ndaj Lokomotiv, ndërsa Porto pret Marseille.

 

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet