Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pacientët e COVID-19 në Korenë e Veriut po vdesin urie në ‘kampet e karantinës’

Pacientët me COVID-19 në Korenë e Veriut janë vendosur në ‘kampe karantine’ dhe janë lënë të vdesin urie, pretendon një aktivist.

Raporte të tjera sugjerojnë se njerëzit me simptoma të virusit po lihen në shtëpitë e tyre pa ushqim dhe se autoritetet kanë djegur shumë trupa të viktimave me COVID.

Tim Peters, një aktivist i krishterë që drejton bamirësinë me bazë në Seul tha se burimet në Korenë e Veriut pretendojnë se ‘kampet e karantinës’ janë ngritur në qytete pranë kufirit kinez.

Por ata që janë në kampe shpesh herë lihen pa kujdes mjekësor dhe pa ushqim.

Ai i tha The South China Morning Post: Një nga informacionet më alarmante që kemi marrë është qeveria e Koresë së Veriut nuk po siguron ushqim ose ilaçe për ata që ndodhen atje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet