Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministri i brendshëm austriak deklaroi se sulmi terrorist në Vjenë ishte me motive islamike

Sulmi terrorist në qendër të Vjenës kishte motive islamike, kështu deklaroi sot në mëngjes ministri i brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer.

Policia tha se tre kalimtarë të rastit u vranë dy burra dhe një grua si dhe një sulmues i cili u qëllua për vdekje nga policia.

”Sulmuesi ishte simpatizant i grupit të milicisë ekstremiste ‘Shteti Islamik”, tha Nehammer në një konferencë shtypi.

Ai ka shtuar edhe se ”Ai ishte i armatosur me një pushkë dhe gjithashtu mbante një rrip shpërthyes. Ai me sa duket donte të shkaktonte panik”.

Policia kishte thënë më herët se disa të dyshuar të armatosur me pushkë kishin filluar të shtënat në Seitenstettengasse, një rrugë në qendër të Vjenës, rreth orës 20:00 (19:00 GMT) dhe se të shtënat ndodhën nga gjashtë vende të ndryshme.

Nehammer më herët kishte thënë të paktën një i dyshuar ishte ende i lirë.

Vjena ka 1 000 oficerë policie të vendosur në qytet dhe hetimet janë në zhvillim e sipër.

”Publiku duhet të shmangë ende qendrën e qytetit”, thanë autoritetet.

“Ne nuk mund të përjashtojmë tani që mund të ketë autorë të tjerë”, tha Nehammer.

Të paktën 15 persona u plagosën, duke përfshirë një oficer policie të plagosur rëndë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet