Miliona amerikanë votojnë për presidentin e ardhshëm, dalin rezultatet e para

Bota
Miliona amerikanë votojnë për presidentin e ardhshëm, dalin

Me përfundimin e fushates së lodhshme dhe të ashpër presidenciale me dhjetëra miliona votues u janë drejtuar qendrave të votimit në të gjithë vendin për të vendosur nëse për katër vitet e ardhshme do të mbajnë në detyrë Presidentin republikan Donald Trump apo do të zgjedhin rivalin e tij demokrat ish-Nënpresidentin Joe Biden.

Qendrat e votimit janë hapur në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në qendren e parë e votimit që hapet pas mesnate në SHBA, zoti Biden rezulton se ka fituar të pesë votat në qytetin e vogël Dixville Notch, në Nju Hepshër, ndërsa zotit Trump ka fituar 16 me 5 në qytetin tjetër Millsfield po të Nju Hepshërit.

Mes pandemisë më shumë se 100 milionë amerikanë kanë hedhur votat në procesin e hershëm zgjedhor ose më shumë se dy të tretat e gjithë votave, rreth 139 milionë,të hedhura në zgjedhjet 2016.

Zgjedhjet presidenciale vijnë pas një fushate të ashpër e luftarake.

Dy kandidatët për president Trump e Biden kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit provokime nxitëse duke akuzuar rivalin si të papërshtatshëm për të udhëhequr vendin dhe se do ta çonte atë drejt shkatërrimit.

Gjatë fundjavës, tensionet u rritën ndërsa mijëra mbështetës të fushatës se zotit Trump u mblodhën dhe demonstruan në mënyrë agresive në të gjithë vendin.

Në një nga rastet, një karvan automjetesh që mbanin flamuj me emrin e zotit Trump, detyroi një autobus të fushatës së zotit Biden gati të dilte nga autostrada në Teksas.

Po kështu pati bllokim të trafikut në autostradën e Nju Xhersit.

ME TE LEXUARAT