Merkel dënon sulmin në Vjenë: Lufta kundër terroristave është e përbashkët

Bota
Merkel dënon sulmin në Vjenë: Lufta kundër terroristave

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të martën dënoi sulmin në Vjenë të Austrisë që la tre persona të vrarë dhe 15 të plagosur, duke thënë se "terrori islamik është armiku ynë i përbashkët".

"Lufta kundër këtyre vrasësve dhe atyre që i nxisin - është lufta jonë e përbashkët," shkroi zëdhënësi i Merkelit në Tëitter, duke shtuar: "solidaritet" me Austrinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Vjenës ka thënë se tre persona janë vrarë – dy burra dhe një grua – si dhe 15 të tjerë janë plagosur, përfshirë një officer të policisë, si pasojë e asaj që minisri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka thënë se ishte “sulm terrorist” në qendër të qytetit.

Incidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje.

Sipas policisë, sulmi është kryer nga të paktën një sulmues i cili është qëlluar nga ana e forcave të sigurisë.

Sulmi po konsiderohet të ketë pasur motive islamike.

Ministri i Brendshëm Karl Nehammer e përshkroi sulmuesin e vrarë nga policia si një "terrorist islamik".

Në një konferencë për media, ai tha se sulmuesi ishte mbështetës i Shtetit Islamik (IS) dhe se shtëpia e të dyshuarit ishte kontrolluar dhe sekuestruar video-material. Policia tha se ai kishte veshur një rrip shpërthyes të rremë.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se republika që drejton ai, po kalon nëpër periudhë të vështirë.

“Dua të falënderoj të gjitha shërbimet e emergjencës që rrezikojnë jetën e tyre për sigurinë tonë, sidomos sot. Policia jonë do të marrë masa vendimtare kundër autorëve të këtij sulmi të tmerrshëm terrorist. Ne kurrë nuk do të lejojmë që të trembemi nga terrorizmi"”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

ME TE LEXUARAT