Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Huawei sjell eksperiencën e menaxhimit të krizës gjatë pandemisë

Novacioni dhe ndërlidhja janë fokusi për menaxhimin e krizës sipas kompanisë
Nisur nga përvoja e këtij viti, novacioni dhe ndërlidhja janë dy elementë të rëndësishëm që do ta çojnë ekonominë dixhitale përpara.

Sipas Huawei, ato do të jenë kryesore për rimëkëmbjen ekonomike. Drejtuesi i lartë ekzekutiv i Huawei James Li u përqendrua te novacioni, hapja dhe bashkëpunimi, gjatë fjalës së tij në Forumin Global Peter Drucker. Ky ishte edicioni i 12-të i forumit që mbledh së bashku profesionistë të menaxhimit modern nga e gjithë bota.

Tema e diskutimit për këtë vit ishte menaxhimi i krizave në kohën e COVID-19. Sipas James Li, menaxherët sot duhet të drejtojnë duke u bazuar te vlerat thelbësore të kompanisë, teknologjia novatore dhe bashkëpunimi global.

“Me kalimin e kohës kemi kuptuar se përgjigjja më e mirë në kohë krize është të bësh prioritet
klientin. Përgjigja më e mirë ndaj një sfide është krijimi i vlerave për klientët tanë dhe
komunitetet që ne i shërbejmë”, tha Li, anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Huawei dhe President i
Huawei Europe.

U deshën vetëm 36 orë që Huawei të vendosë rrjetin wireless të gjeneratës së pestë në një
spital të sapondërtuar posaçërisht për pacientët COVID-19 në epiqendrën kineze të Wuhan në
fillim të këtij viti.

Rrjeti me bandë të lartë, mundësoi që robotët 5G të mund të monitoronin temperaturën e pacientëve dhe transferonin mostra mjekësore dhe sende të tjera.

Diku tjetër, pandemia tregoi se sa urgjentisht nevojiten gjerësia e bandës 5G dhe shpejtësia e
lartë e transmetimit për të zbatuar masat e distancës sociale të tilla si telekonferenca dhe
shkollimi në distancë.

James Li theksoi gjithashtu dimensionin njerëzor të udhëheqjes moderne. “Ne duhet të jemi më
të hapur, gjithëpërfshirës dhe të bashkuar. Nëse mund të arrijmë të forcojmë lidershipin duke u
mbështetur në vlera, novacion dhe bashkëpunim global, ne mund ta kalojmë këtë krizë së
bashku duke krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë “, tha ai.

Huawei është ofruesi kryesor botëror i infrastrukturës së informacionit dhe teknologjisë së
komunikimit (TIK) e pajisjeve inteligjente. Prej vitit 2008 ofron shërbimet e saj edhe në Shqipëri për klientët dhe bizneset.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet