Grevistët thirrje kryeministrit: Rama të gjejë zgjidhje për Uzinën

Aktualitet
Grevistët thirrje kryeministrit: Rama të gjejë zgjidhje për

Greva e urisë e punonjësve të uzinës ka hyrë në ditën e 20-të por ende nuk ka asnjë sinjal për nisje të negociatave mes autoriteteve dhe naftëtarëve lidhur me çështjen e pagave të prapambetura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gratë thonë se problemet shëndetësore janë shtuar por megjithatë askush nuk është kujtuar.

Greviste 1

Jemi shumë keq nga shëndeti. Të zhgënjyera të lodhura. Nuk qëndrojmë do të më këmbë. Inshallah, inshallah i lutemi kryeministrit të na jap një përgjigje që dhe ne të kthehemi pranë familjeve tona për atë që na takon.

Greviste 2

Presim t’i jap zgjidhje kryeministri që të shkojmë pranë familjeve tona. Kësaj sakrifice që bëjnë këto nëna. Të tregohet human, pavarësisht se kauza jonë është e drejtë. Të na japi zgjidhje.

Gratë greviste të Uzinës shprehen se do ta vazhdojnë rezistencën për kauzën e tyre deri në momentin që një nga kërkesat e tyre do të marrë zgjidhje.

Greviste 3

Ne jemi të vendosura se s’kemi gjë tjetër në dorë. Presim nga kryeministri të na japë atë që na takon. Ne këtu jemi edhe nuk do lëvizim. Inshallah i kthehet mendja, bëhet njëherë zemërmirë.

ME TE LEXUARAT