Francë, terroristi që vrau tre persona në Nicë është me COVID-19

Bota

Xhihadisti tunizian, i cili theri me thikë tre persona në një kishë në Nice përpara se të qëllohej nga policia ka rezultuar pozitiv me COVID-19, gjë që mund të vonojë marrjen në pyetje të tij.

Brahim Issaoui, 21 vjeç është i shtruar në spital pasi u qëllua disa herë nga policia pas sulmit me thikë në bazilikën e Notre-Damit të enjten.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai ende nuk është marrë në pyetje”, i tha një burim AFP të hënën.

Issaoui, i cili ishte i njohur për policinë tuniziane për dhunë dhe për përdorimin e drogës mbërriti në Francë, muajin e kaluar pasi kishte kaluar së pari Mesdheun dhe ishullin Italian të Lampedusës.

Raportet e mediave italiane thonë se ai u vendos fillimisht në karantinë pwr koronavirusin me gati 400 migrantë të tjerë në bordin e një trageti, përpara se të lejohej të zbarkonte në Bari më 9 tetor.

Hetuesit kanë përcaktuar që ai arriti në Nisë më 27 tetor, vetëm dy ditë para sulmit të kishës.

ME TE LEXUARAT