Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Eksploziv në banesë Nuredin Dumanit, i dyshuar si autor i ekzekutimeve mafioze në Durrës e Elbasan

Eksploziv ne banese Nuredin Dumanit, te dyshuarit kryesor si autor i disa vrasjeve në Durrës dhe Elbasan.

Mbrëmjen e djeshme në oborrin e shtëpisë së Skënder Hoxhës është vendosur lëndë plasëse. Ai është i afërm i Nuredin Dumanit.

Sipas policisë nga shpërthimi nuk ka pasur dëme materiale si dhe as të lënduar ndërsa policia ka nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

POlicia ka thënë se shtetasi Nuredin Dumani dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Nuredin Dumani dyshohet edhe si i përfshirë edhe në dy ngjarje të rënda në Durrës në ekzekutimin e Anxhelo Avdylit dhe Dorian Shkodës.

Një tjetër ngjarje e cila sipas policisë lidhet me Dumanin është vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në qytetin e Durrësit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet