Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E veshur me fustan Gucci 4500 dollarëshe, Melania shkon të votojë në Florida

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka votuar në shtetin e Floridës.

Trump votoi për zgjedhjet për president, duke marrë gjithë vëmendjen për veshjen e saj.

Elegante, me një fustan Gucci që kushton 4,500 dollarë, 50-vjeçarja nuk i kurseu buzëqeshjet për reporterët dhe votuesit e tjerë që ishin mbledhur në Florida.

Florida, është një nga disa shtetet kryesore ku bashkëshorti i saj shpreson të ‘rrëmbejë’ fitoren ndaj kandidatit demokrat Joe Biden.

Sidoqoftë, sondazhi përfundimtar tregoi se Biden ishte lehtësisht në epërsi ndaj kundërshtarit të tij, me rezultatet 77-74.

Njëjtë si Melania, sot më shumë se 100 milionë amerikanë iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri.

Vendi është në frikën e përplasjes dhe mosnjohjes së rezultatit, ndërsa votimi është i hapur në të gjithë vendin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet