Do ju kthehen lekët studentëve? Kryeministri Edi Rama merr vendimin: 24 orë para se të….

Aktualitet
Do ju kthehen lekët studentëve? Kryeministri Edi Rama merr vendimin:

Vendimi për mbylljen e Universiteteve 3 ditë para nisjes së procesit mësimor është komentuar sot nga Kryeministri Rama.

“Kjo është situatë l ufte, që nuk mund të aplikohet në afatgjatë, këto masa vinë si rezultat i studimit të përditshëm të kurbës së numrave. Në të gjitha vendet rreth e rrotull mësimi bëhet online, ne nuk kemi ndaluar mësimin, ne kemi thënë që ai do të bëhet në distancë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të rinjtë luajnë një rol shumë të madh në përhapjen e virusit, pasi janë asimptomatik, dhe marrin në qafë pastaj dhe njerëzit më vunerabël në familje. Natyrisht që tarifa e paguar për konviktet, ose do të kalojnë për muajt e tjerë, nëse ata kthehen, ose do t’iu jepen mbrapsht. Ajo që është e sigurt është se ne nuk po bëjmë asgjë befasuese nga ajo që kanë bërë të tjerët. Askush nuk bën dot plane të gjata, u bë çdo përpjekje deri në sekondën e fundit, 24 orë para se të ndodhte mbyllja është bërë një debat i madh, dhe u vendos për PO”, tha kryeministri Rama.

ME TE LEXUARAT