Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Denoncimi/ Ish-bashkëshorti avokat dhunon gruan dhe e ndalon të shohë fëmijët

Divorci në shumicën e rasteve është zgjidhje për një raport, që nuk funksionon, por në rastin e trajtuar sonte “Stop” është krejt e kundërta.

Një grua e divorcuar përballet me arrogancën e ish-bashkëshortit, mohimit të fëmijëve, si dhe indiferencës së institucioneve.

Blerta Bengasi është nënë e 2 djemve, 7 dhe 18 vjeç.

Pas 19 vitesh martesë, ajo dhe bashkëshorti Alban Bengasi, me profesion avokat, u divorcuan, pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës fizike.

Blerta thotë se ajo është divorcuar dhe është dëbuar nga shtëpia.

Gjyqtarja Irena Plaku vendosi, që kujdestaria e fëmijëve t’i kalonte të atit, ndërsa Blerta duhet t’i takonte fëmijët çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, pas mësimit.

Por që nga muaji mars, ish-bashkëshorti Alban Bengasi nuk ia ka lënë të ëmës t’i shohë fëmijët.

Si të mos mjaftonte kjo situatë, në janar Blerta dhunohet nga një person i paidentifikuar dhe policia në vend, që të sekuestronte kamerat, tha, se atë ditë ato nuk kanë punuar. Blerta është pajisur me urdhër mbrojtjeje, që nuk e mbrojnë.

Qytetarja: Më datë 24 mua më dogjën makinën dhe erdha te informohem, çfarë është bërë rreth kësaj ngjarjeje?

Shefi Artemis Merko: Me pamjet filmike është marrë ai Luan Sinanaj, është oficeri.

Ndërsa, materialin duhet ta ketë referuar Arjani, me aq sa di unë, referuar në Prokurori. A kupton? Se ishin ja 8 kamera më duket! Me sa pashë unë, ato pamje nuk ishin se ishin dhe aq të mira!

Polici: Normalisht, duhet t’ju kishte thërritur Prokurori. Veprimet tona janë kryer!

Blerta pas shumë problemeve që ka pasur, pas dhunës dhe djegies së makinës nuk është ndalur dhe ka kërkuar sërish të takojë fëmijët, sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, por nuk e lënë të takohet me fëmijët pasi nuk e lejon drejtoresha e shkollës.

Nëna mundohet të takohet me djalin e saj të mitur tek furgoni i shkollës, por vetë fëmija nuk do që të takohet me të, edhe pse shokët e nxisin të bëjë një gjë të tillë.

Djali: O mami, po për çfarë erdhe këtu? Për çfarë erdhe?

Qytetarja: Doja. Do vish të flasim pak fare?

Djali: Hë ç’a do?

Shoku: Unë po të isha si ty, do shkoja ta përqafoja direk!

Qytetarja: O dashni!

Djali: Ç’a do?

Qytetarja: O dashni! Ti je dashuria ime!

Shoku: Po hë mo burrë, preke se mamë e ke!

Djali: Jo! I di vetë gjërat! I di vetë gjërat, po pushoni!

Qytetarja: O xxx, mirë ke qenë?

Djali: Mirë. Shumë mirë!

Qytetarja: O xxx, o dashuri!

Djali: O ma, po ca ke?

Qytetarja: Je bërë me djersë ti?

Djali: Po.

Qytetarja: A ke vapë?

Djali: Po.

Qytetarja: A të hëngsha zemrën unë ty!

Djali: Paçim!

Qytetarja: Dashni, s’të ka marr malli për mu?

Djali: Nuk e di!

Qytetarja: Nuk e di?

Djali: Nuk e di!

Qytetarja: Po mirë, po apo jo? Thuaje një gjë.

Djali: Nuk e di!

Qytetarja: xxx…( përshëndeten).

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet