Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Cili është ndryshimi mes alternativave të duhanit dhe produkteve me risk të modifikuar?

Një nga diskutimet që po zhvillohet aktualisht në të gjithë botën është ndryshimi midis konsumit të cigareve tradicionale dhe alternativave të reja të duhanpirjes.

Është e rëndësishme të dihet se ka ndryshime të konsiderueshme midis alternativave për të përcaktuar nëse janë më pak të dëmshme se cigaret tradicionale. Këto lidhen si me testimin ashtu dhe nëse janë të bazuara në shkencë.

Në Konferencën vjetore të Institutit Amerikan të Ligjit për Administrimin e Ushqimit dhe Barnave, ku morën pjesë mjek, shkencëtarë, përfaqësues të organeve rregullatorë dhe industrisë së duhanit, u diskutua mbi provat shkencore dhe nivelet e verifikimit që nevojiten për mundësuar duhanpirësit të informohen rreth alternativave specifike që konsiderohen si një mundësi më pak e dëmshme.
Cilat janë produktet e duhanit me risk të modifikuar?

“Një produkt që paraqet një rrezik më të ulët në shëndet, ose që konsiderohet si më pak i dëmshëm se produktet e tjera të duhanit, është një produkt duhani me rrezik të modifikuar,” tha Benjamin Epelberg, drejtor i shëndetit publik në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SH.B.A.
Ai gjithashtu shpjegoi se këto produkte lëshojnë substanca shumë më pak të dëmshme sesa cigaret tradicionale.

“Studime të pavarura që vërtetojnë këtë duhet të paraqiten në mbështetje të këtyre pretendimeve. Por gjithashtu kur merret verifikimi se produkti është i përshtatshëm për promovim për qëllime të shëndetit publik, ky nuk është përfundimtar, pasi vendimi është i kufizuar në pesë vjet, dhe karakteristikat e produktit monitorohen gjatë gjithë kohës në mënyrë që të kontrollohet vazhdimisht vlefshmëria e provave “.

Produktet që ngrohin duhanin pa e djegur atë janë ndër alternativat e reja më pak të dëmshme në tregun botëror. I vetmi produkt i tillë që ka marrë autorizimin e FDA është IQOS, një pajisje e gjigantit botëror të duhanit Philip Morris.

“Aerosoli është faktori kryesor për shkak të të cilit sistemi IQOS është klasifikuar si një produkt me rrezik të modifikuar që nga korriku. Përdorimi i tij nuk krijon tym dhe kështu zvogëlon shumë emetimin e substancave të dëmshme në krahasim me cigaret klasike që djegin duhan”, pretendon Epelberg.

Vendimi i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave ka kërkuar kohën e tij të studimit
Philip Morris ka qenë duke pritur për vendimin e FDA për më shumë se tre vjet, pasi mbledhjes së provave shkencore dhe paraqitjes së tyrë për rishikim në 2017.

Vendimi erdhi këtë verë dhe autorizimi që IQOS është një produkt me rrezik i modifikuar thotë se informimi i konsumatorëve për ekspozimin e zvogëluar ndaj substancave të dëmshme kur përdorin produktin është në përputhje me promovimin e shëndetit publik.

Vendimi zbatohet vetëm për këtë produkt dhe mund të tërhiqet në çdo kohë. Kjo është arsyeja pse kërkon pajtueshmëri të vazhdueshme me rregulloret nga prodhuesit.

Për duhanpirësit është një konfirmim që, nëse nuk heqin dorë nga zakoni i duhanpirjes, ata mund ta ndryshojnë atë dhe të kthehen në alternativa të provuara më pak të dëmshme, përfundon Epleberg.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet