Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘’A thua është i autorizuar me mandat eksperti’’, Rama i përgjigjet Bashës: Spitalet janë larg kolapsit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës pasi lideri opozitar ditë për ditë denoncon se sistemi shëndetësor është drejt kolapsit.

Rama thotë se Basha po përsërit ccdo ditë të njëjtat gjëra sikur të ishte i autorizuar me mandat eksperti.

Ai thekson se sptialet janë larg kolapsit pasi prej dy ditësh është hapur COVID-3 kurse COVID-4 është gati për ccdo rast.

”Së pari asgjë nuk është jashtë parashikimeve .Rritja e numrave ishte e parashikuar. Kemi një strategji të vjeshtë-dimrit që është e shkruar. Ministrja Manastirliu ka folur pa pushim për rrezikun e madh të valës së dytë si rezultat i relaksimit dhe marrjes lehtë të kësaj përballje pasi u kalua një fazë e ndërmjetme ku gjërat u dukën sikur po shkonin drejt një normaliteti. Nuk ishte e vërtetë.

Ajo që dua t’ju them, është që po bëjmë gjithçka, dhe më lejoni t’ju them se është fatkeqësi e madhe që një parti që pretendon se do bëhet shumicë siç ka pretenduar prej shumë vitesh, dhe pretendimi ka dalë i tepruar, dhe do qeverisë vendin pas 25 qershorit, siç u lajmërua nga kryetari i PD.

Dhe që përsërit çdo ditë, që spitalet janë në kolaps, përsërit që në Shqipëri nuk bëhen teste, përsërit duhet bërë kjo e ajo, a thua se është i autorizuar nga ndonjë mandat eksperti. Është e dëmshme, shumë e dëmshme. Spitalet janë larg kolapsit. Para dy ditësh është hapur COVID-3, ku bëhet transferimi i pacientëve pak më lehtë, pasi qëndrojnë në dy spitalet bazë, COVID-4 është gati, dhe pret të hyjë në sistem në funksion të kujdesit për ata që kanë nevoje të shtrohen.”- tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet