Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tragjike, shkon në 91 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, vazhdojnë kërkimet

91 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa gati 994 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga tërmeti 6.6 rihter i datës 30 tetor që ka shkundur Greqinë dhe Turqinë.

Tërmeti ka zgjatuar, 30 sekonda dhe midis të vdekurve janë dhe 3 shqiptarë. Në Greqi, zona më e dëmtuar është ajo e ishullit Samos.

Pas lëkundjeve të tërmetit, ishulli është ‘përballur’ edhe më një cunami. Në ishull janë shënuar shumë dëme materiale, dhe kanë ndërruar jetë 2 persona, një djalë dhe një vajzë të moshës 17-vjeçare.

Ndërkohë që numri i personave të plagosur është 19.

Një prej të plagosurve në Greqi është 14-vjeçari nga Kukësi, i identifikuar si Eriko Mane, i cili ndodhet në spitalin e Athinës.

Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë pas 66 orësh e bllokuar nën rrënoja ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë një 3-vjeçare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet