Thaçi: Pa propozimin për njohje reciproke, dialogu është në favor të Serbisë

Kosovë&Rajon
Thaçi: Pa propozimin për njohje reciproke, dialogu është

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të jetë i pakuptimtë nëse nuk e trajton çështjen e njohjes reciproke.

“Kam theksuar edhe më herët, ky dialog ka kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe, është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar. Është në favor të Serbisë si i tillë që po zhvillohet”, tha Thaçi për mediat, pasi bëri homazhe me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komente të ngjashme ka bërë të shtunën edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se dialogu po e humb kuptimin.

Mustafa ka thënë se procesi i dialogut po “shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë, për t’i vënë në harresë krimet e saj”.

Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti, insiston se Kosova bisedon me Serbinë për një marrëveshje finale, e cila do të përfshinte njohjen reciproke.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011.

Shtetet e Bashkuara e kanë rritur angazhimin e tyre në këtë proces, për t’i ndihmuar palët në normalizimin e marrëdhënieve.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, Prishtina dhe Beogradi kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë.

 

ME TE LEXUARAT