Tërmeti, shqiptarja e terrorizuar: Thashë se ishte fundi, shpresat për të mbijetuar po shuhen

Bota
Tërmeti, shqiptarja e terrorizuar: Thashë se ishte fundi, shpresat

Kërkimet për gjetjen e personave nën rrënoja, pas tërmetit 6.6 rihet që ka goditur Greqinë dhe Turqinë vazhdojnë.

Ndërkohë orët po kalojnë dhe shpresat për të gjetur të mbijetur në Izmir po shuhen.

Melek Taşkin Taşol kryetare e shoqatës “Shqiptarët e Bornovës” në Turqi në një intervistë për Abcnews ka treguar për momentin e parë kur dëgjoi lëkundjet e tërmetit të fuqishëm me epiqendër në detin Egje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo e ka përshkraur atë moment si të tmerrshëm dhe mendimi i saj i parë ka qenë se ky ishte fundi.

Por edhe pse kanë kaluar 4 ditë nga tërmeti ajo ka thënë se ende kanë frikë të qendrojnë në banesat e tyre, të cilat kanë pësuar dëmtime të forta.

“Unë po punoja në vendin tim të punës ditën e tërmetit, u trembëm shumë dhe kishim shumë frikë se ishin shembur disa pjesë të mureve të vendit tonë të punës.

Unë qëndrova në pragun e derës dhe prisja të kalonte tërmeti, por zgjati aq shumë dhe ato sekonda nuk kaluan lehtë.

Mendova se gjithçka kishte mbaruar, ne jemi ende të prekur dhe nuk mund të flemë në shtëpitë tona”, shprehet ajo.

Tasol ka treguar se përveç 3 shqiptarëve që humbën jetën nga tërmeti edhe një tjetër ka marrë dëmtime të rënda.

Gjithashtu ajo ka shtuar se janë në kontakt të vazhdushëm me shqiptarët e tjerë në këtë zonë, pasi shoqata ndodhet 2 km larg epiqendrës së tërmetit dhe ata shumë shpesh shkojnë pranë miqve të tyre për të vazhduar kërkimet për të afërmit e zhdukur.

“Për fat të mirë për mua dhe të afërmit e mi, situata është e mirë, por ne humbëm 3 shqiptarë nga tërmeti, një prej të cilëve ishte anëtar të shoqatës sonë.

Dhe 1 person u plagos, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të në spital dhe me shqiptarët e tjerë që pësuan dëme nga tërmeti.

Ne shpesh shkojmë në zonën e rrënojave, 2 km larg nga shoqata jonë, njerëzit atje janë ende në një gjendje shumë të keqe.

Ka ende nga ata që po presin që të afërmit e tyre të dalin nga rrënojat, shpresat po mbarojnë ndërsa orët kalojnë, ata qëndrojnë në parqe në një mot të ftohtë, shteti ynë, komunat tona, organizatat tona joqeveritare dhe qytetarët të gjithë po ndihmojnë në këtë situatë.

Shpresojmë që Allahu të mos lejojë askënd të jetojë përsëri, ka shumë ndërtesa të dëmtuara rreth ndërtesave të shembura dhe atyre njerëzve u ndalohet të hyjnë në këto ndërtesa po qëndrojnë jashtë në çadra,”- ka treguar ajo.

ME TE LEXUARAT