Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmi terrorist në Vjenë, shkon në 7 numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri

Të shtëna më armë në qendër të Vjenës pranë sinagogës, Seitenstettengasse.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 me orën lokale. Në fillim u raportua për një të vdekur ndërsa tani ka shkuar në 7 numri i personave që kanë humbur jetën.

Mes viktimave èshtë dhe një agjent policie. Sipas mediave të huaja, një person ka shpërthyer veten e tij, ndërsa disa të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov.

Policia në Vjenë ka konfirmuar se po i përgjigjet një incidenti në qendër të qytetit.

“Urgjente! Aktualisht ka një operacion të madh policor në #InnerenStadt. Aktualisht janë duke u mbledhur informacione më të sakta.

Sapo të kemi më shumë detaje, do t’i zbulojmë”, shkroi policia në një postim.

Burime nga ministria e Brendshme bën me dije se bëhet fjalë për një “sulm terrorist” dhe se ka 7 të vdekur dhe të plagosur.

Një prej atentatorëve është qëlluar për vdekje nga policia, ndërsa një tjetër është arratisur.

Siguria e brendshme e komunitetit hebre në Austri ka udhëzuar të gjithë qytetarët hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre.

Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet