Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmi terrorist me 7 të vdekur në Vjenë, momenti kur policia kap autorin

Një sulm i dyshuar terrorist ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.

Shtatë persona janë vrarë dhe disa janë plagosur pas një sulmi me armë dhe bombë pranë një sinagoge.

Disa pamje të postuara në rrejtet sociale tregojnë njerëzit duke u larguar ndërsa të shtënat mund të dëgjohen në sfond.

Ndërkohë një video e xhiruar nga një kalimtar dhe e postuar në internet tregon policinë e armatosur në një rrugë në Vjenë duke u bërtitur njerëzve që të largohen.

Dëshmitarët okularë raportuan “të paktën 50 të shtëna”.

Pamje të tjera tregojnë të të paktën një personi të plagosur i shtrirë në tokë përpara një lokali, ndërsa kishte gjakderdhje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet