Sulmi në Vjenë, ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Qëndroni në vende të sigurta

Bota
Sulmi në Vjenë, ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve:

Ambasada e Kosovës në Austri vjen me një reagim të fortë për qytetarët kosovarë që jetojnë në Vjenë, ndërsa iu bënë thirrje që të mos dalin nga shtëpia.

Paralajmërimi vjen pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Austrisë, ku një grup i organizuar vranë me armë zjarri 7 persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ambasada në Vjenë lut të gjithë qytetarët tanë që ndodhen në Vjenë, Zona Qender (Bezirk 1.) të qëndrojnë në vende të sigurta.

Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur.

Autoritetet po punojnë në zbardhjen e rastit.

Lusim edhe njëherë të gjithë qytetarët ne Vjenë të qëndrojnë ne vende të sigurta, ne raste emergjente të telefonojnë policinë lokale ne Numrin 133 apo ne numrin emergjent te ambasadës si vijon: +43 676 7861865”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT