Shtyhet seanca për Izet Haxhinë, sot do vendosej nëse Berisha do thirrej dëshmitar

Shtyhet sërish gjyqi për Izet Haxhinë. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë mungesa e prokurorit Dritan Nushi për t’u zhvilluar më datën 6 nëntor.
Por gjithashtu gjatë seancës së sotme do të vendosej lidhur me thirrjen e rreth 18 dëshmitarëve të ngjarjes, mes tyre edhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Haxhia dikur ish-truprojë e Berishës kërkon të përballet në gjyq me këtë të fundit por edhe me të vetmin e mbijetuar të ngjarjes së ndodhur disa dekada më parë, me ish-truprojën e Hajdarit, Zenel Neza.
I pandehuri, Izet Haxhia u dënua me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, por ka fituar të drejtën e rigjykimit.
Ai pretendon se nuk ka pasur lidhje me atentatin e ndodhur jashtë selisë së PD-së, edhe pse u dënua si bashkëpunëtor.
Haxhia kishte fituar azil politik në shtetin turk por u ekstradua në Shqipëri për të hapur edhe njëherë procesin gjyqësor për të ashtuquajturën “vrasja e shekullit”.